Blinken kërkesë Lavrov: Përfundoni këtë luftë agresioni

Blinken kërkesë Lavrov: Përfundoni këtë luftë agresioni

Takimi mes sekretarit amerikan të shtetit Antony Blinken dhe ministrit të jashtëm rus Sergei Lavrov është  biseda e tyre e parë kokë më kokë që para pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Bliken i kërkoi gjatë takimit Lavrovit që t’i jepet fund kësaj lufte agresioni.

“I thashë ministrit të jashtëm atë që unë dhe shumë të tjerë thamë javën e kaluar në Kombet e Bashkuara dhe atë që shumë ministra të jashtëm të G20 thanë sot – t’i jepet fund kësaj lufte agresioni. Angazhohuni në diplomaci kuptimplote që mund të prodhojë një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme. Presidenti Zelenskyy ka përgatitur një plan prej 10 pikash për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme. SHBA-ja është e gatshme të mbështesë Ukrainën përmes diplomacisë për t’i dhënë fund luftës mbi këtë bazë. Presidenti Putin megjithatë ka treguar interes zero për t’u angazhuar.”, u tha Blinken gazetarëve.

MARKETING