Marrëveshja mbi eksportin e grurit, Ukraina apel OKB-së dhe Turqisë për rinovimin e akordit me një vit

Marrëveshja mbi eksportin e grurit, Ukraina apel OKB-së dhe Turqisë për rinovimin e akordit me një vit

Ukraina i ka dërguar një apel OKB-së dhe Turqisë për të filluar negociatat për zgjatjen e marrëveshjes mbi eksportin e grurit, por ende nuk ka pasur një përgjigje, ka thënë një burim i qeverisë ukrainase.

Javën e kaluar, Yuriy Vaskov, zëvendësministri i restaurimit të Ukrainës, i tha Reuters se Kievi do t’u kërkonte të gjitha palëve të fillonin bisedimet për të rinovuar marrëveshjen, duke kërkuar një zgjatje për të paktën një vit që do të përfshinte portet e Mykolaiv në Ukrainë.

Megjithatë mediat britanike raportojnë se sipas një burimi në qeveri, është dërguar një shkresë që të nisin diskutimet për këtë çështje , por deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim.

 

MARKETING