Kurti: Isha i gatshëm ta nënshkruaja, por pala tjetër refuzoi – dëm që nuk ndodhi sot

Kurti: Isha i gatshëm ta nënshkruaja, por pala tjetër refuzoi – dëm që nuk ndodhi sot

Kryeminsitri Albin Kurti, ka thënë pas takimit në Bruksel se ishte i gatshëm të nënshkruante marrëveshjen por pala serbe ka refuzuar.

“Është marrëveshje që plotësisht vendos barazinë e palëve. Unë nuk e kam nënshkruar sepse pala tjetër nuk ishte e gatshme. Kam shprehur gatishmërinë për ta nënshkruar. Dëm që nuk është nënshkruar sot por pala serbe nuk e bëri këtë”, tha Kurti.

“Patëm takim pozitiv dhe ky takim ishte konfirmim që propozimi evropian është i pranueshëm. Unë qysh mëherët pata thënë që është bazë e mirë për diskutime tjera. Tash do të ecim për planin e zbatimit. Do të ketë takime të radhës në mars. Jemi në rrugë të mbarë për normalizimin e marrëdhënieve”, u shpreh tutje.

Kurti shtoi se propozimin do ta publikojnë  së shpejti pasi thekson se është mirë që qytetarët ta lexojnë vet dhe të diskutohet publikisht.

“Asociacioni është neni 10. Fjalia e fundit e nenit të fundit. Për këtë gjë tashmë jam përgjigjur”, u shpreh Kurti.

MARKETING