Kosovë-Serbi, Abazoviq: Plani franko-gjerman është i mirë

Kosovë-Serbi, Abazoviq: Plani franko-gjerman është i mirë

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, deklaroi se qeveria e tij është pro planit franko-gjerman për një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.
“Qeveria e Malit të Zi mendon se plani franko-gjerman është një plan i mirë. Duhet të kemi normalizim të marrëdhënieve në rajon. Nuk është çështja jonë dhe nuk mund t’i themi të tjerëve se si të veprojnë, por e ardhmja është që të bashkëpunojmë dhe të respektojmë njëri-tjetrin”, deklaroi kryeministri i Malit të Zi.

“Të gjithë do të humbasim nëse vijon të mbahet kjo “status quo” ku jemi tani. Mali i Zi mbështet dialogun dhe ardhmërinë evropiane të Ballkanit Perëndimor”, shtoi Abazoviq.

MARKETING