Tërmeti në Turqi, 184 pronarë dhe kontraktorë ndërtimi janë arrestuar

Tërmeti në Turqi, 184 pronarë dhe kontraktorë ndërtimi janë arrestuar

Më shumë se 600 njerëz po hetohen tani në Turqi për ndërtesat që u shembën nga tërmeti vdekjeprurës i 6 shkurtit, ka thënë qeveria.

Të shtunën, Ministri i Drejtësisë Bekir Bozdag tha se 184 të dyshuar, përfshirë kontraktorët e ndërtimit dhe pronarët e pronave, ishin arrestuar tashmë.

Për vite me radhë, ekspertët paralajmëruan se korrupsioni endemik dhe politikat e qeverisë nënkuptonin se shumë ndërtesa të reja ishin të pasigurta.

Numri i konfirmuar i vdekjeve në Turqi dhe Siri tani ka tejkaluar 50,000.
Bozdag i bëri komentet televizive nga Turqia juglindore, ku goditi tërmeti me magnitudë 7.8 ballë dhe u pasua nga një tjetër lëkundje e fuqishme vetëm disa orë më vonë.

Komentet e tij treguan se si ishte zgjeruar hetimi, dy javë më parë, autoritetet thanë se ishin lëshuar 113 urdhër-arreste.

Mes të arrestuarve është edhe një kryebashkiak i një prej qyteteve afër vendit ku goditën lëkundjet, raportojnë mediat turke.

Më shumë se 160,00 ndërtesa u shembën ose u dëmtuan rëndë në Turqi pas tërmeteve, duke ngritur pikëpyetje nëse ndikimi i fatkeqësisë natyrore u përkeqësua nga dështimet njerëzore.

MARKETING