Bjellorusia paralajmëron, Lukashenko: Do luftojmë përkrah Putinit sikur vetëm një ushtar ukrainas të kalojë kufirin
Presidenti bjellorus Alexander Lukashenko ka thënë se vendi i tij do të ndërmarrë veprime ushtarake nëse ndonjë ushtar ukrainas kalon kufirin e vendit.
Ai tha se do të luftonte përkrahë rusëve vetëm nëse ushtarët ukrainas do të hynin në territorin bjellorus, duke zbutur frikën se forcat e tij do të bashkoheshin me Putinin në ofensivën kundër Ukrainës.
Diktatori bjellorus i bëri komentet në një konferencë shtypi me gazetarë të huaj në Minsk të enjten, por pavarësisht premtimeve se ai nuk do të dërgonte ushtarë bjellorusë në Ukrainë, ka pasur shqetësime për numrin e forcave ruse që strehohen në vend.
Minsku zyrtar e ka lejuar Kremlinin të përdorte vendin si një pikënisje për operacionin e tij ushtarak kundër Kievit shkurtin e kaluar, ndërsa Lukashenko shpesh herë është parë krahë Putinit që nga nisja e konfliktit.