NATO: Rusia ka nisur ofensivën, të dërgojmë më shumë armë në Ukrainë

NATO: Rusia ka nisur ofensivën, të dërgojmë më shumë armë në Ukrainë

Ndërkohë që po afrohet përvjetori i parë i fillimit të sulmeve ruse në Ukrainë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka deklaruar se ofensiva e re ka filluar. Në një konferencë për mediat, ai u ka bërë thirrje aleatëve të veprohet sa më shpejt, duke dërguar ndihmat ushtarake të premtuar.
“Çfarë po shohim është se presidenti Putin ende dëshiron të kontrollojnë Ukrainën. Ne shohim se si ata po dërgojnë më shumë trupa, më shumë armë” është shprehur shefi i aleancës veriatlantike.
Forcat ruse kanë qenë të përfshira për muaj të tërë në një ofensivë në lindje të Ukrainës në tentativë për të marrë kontrollin e qyteteve strategjike, përfshirë edhe të Bakhmutit, që gjendet në rajonin e Donjeckut.
Bakhmut pësoi të hënën sulme të rënda me artileri. Ushtria ukrainase njoftoi se pati goditje edhe nga tanket ndaj 16 vendbanimeve në këtë zonë. Qyteti Bakhmut është një objektiv parësor për Presidentin rus Vladimir Putin. Marrja e tij do t’i jepte Rusisë një tjetër pjesë të rajonit Donetsk dhe një fitore të rrallë pas disa muajsh në disavantazh.

MARKETING