VMRO: Ndryshimet në Qeveri janë rezultat i koalicionit “Pazar 3”

VMRO: Ndryshimet në Qeveri janë rezultat i koalicionit “Pazar 3”

Ndryshimet e reja në përbërjen e qeverisë janë rezultat i koalicionit “Pazar 3”, dhe jo pasojë e një marrëveshjeje të qëndrueshme për zhvillimin e Maqedonisë së Veriut. Ndryshimet e reja janë për të mbajtur qeverinë historikisht më të paaftë në koma artificiale, për të shpëtuar bizneset dhe tenderët edhe për disa muaj, dhe jo për të përmirësuar gjendjen e dëshpëruar në të cilën ndodhet vendi për shkak të paaftësisë dhe kriminalitetit të dyshes Ahmeti-Kovaçevski, tha zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoilkovski. Ai tha se ndërsa negociojnë prej muajsh, njerëzit vdesin nga mungesa e ilaçeve, inflacioni po rritet dhe se kemi një luftë të ftohtë me Bullgarinë.

DEKLARATË NAUM STOILKOVSKI, ZËDHËNËSI I VMRO-DPMNE-SË

“Kështu për ministër të Drejtësisë propozohet vëllai i të dyshuarit për vrasjen e Dilaver Bojkut. Zëvendësja e tij do të jetë Viktorija Madiq, anëtare e LSDM-së për gjithçka, ish-sekretare e parë e qytetit të Shkupit, në kohën e të humburit Shilegov, e cili në opinion njihej si Rashkovski i ri, sepse kompania e dhëndrit të saj merr tenderë të mbi 4 milionë eurove nga institucionet shtetërore. Kjo është dëshmi se shteti është në kolaps dhe se kjo qeveri ka mandat vetëm për të vjedhur nga Kovaçevski dhe Ahmeti, por jo legjitimitet nga populli”.

MARKETING