MPB: 136 kundërvajtje në komunikacion në Shkup

SPB Shkup edhe dje (10.02.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 136 masa, nga të cilat 10 sanksione për drejtim mjeti pa patentë shofer, 12 sanksione për mosrespektim të shpejtësisë së lëvizjes, 9 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, shtatë sanksione për defekte teknike dhe automjete të paregjistruara.

Ndaj një shoferi fillestar janë vendosur katër masa, tre sanksione për mospërdorim të rripit të sigurimit.

Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

 

MARKETING