(VIDEO) Makron i shkruan letër Pendarovskit: BE-ja e respekton gjuhën maqedonase

(VIDEO) Makron i shkruan letër Pendarovskit: BE-ja e respekton gjuhën maqedonase

Presidenti francez Emmanuel Macron i ka dërguar  një letër Presidentit, Stevo Pendarovski, në të cilën shpreh përgëzime dhe mbështetje për progresin e bërë në rrugën e integrimeve evropiane në vitin e kaluar.

Macron e ka uruar  Pendarovskin edhe për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare për anëtarësimin e vendit në BE, duke theksuar se me marrëveshjen e arritur me Bullgarinë, identiteti maqedonas respektohet plotësisht, siç dëshmohet nga marrëveshja e Frontex.

Në këtë  letër, Macron kujton praninë e Francës në të gjitha momentet kyçe të historisë së Maqedonisë nga periudha e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve e deri më sot.

EMANUEL MAKRON-PRESIDENTI I FRANCËS

“Ju përgëzoj për progresin e arritur në vitin e kaluar. Mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare për anëtarësim më 19 korrik ishte një hap i madh për Maqedoninë e Veriut. E mirëpres edhe nënshkrimin më 26 tetor të marrëveshjes së Frontex me Bashkimin Evropian, e cila e njeh gjuhën maqedonase, e përmendur pa vërejtje, që tregon se propozimi i arritur respekton plotësisht karakterin unitar të identitetit maqedonas. Ju mund të konsideroni mbështetjen time të plotë dhe të vazhdueshme gjatë negociatave të anëtarësimit”.

Emanaul Macron ka shprehur dëshirë të vizitojë Maqedoninë e Veriut, i cili ka shkruar se, do të njdjehet i lumtur të vije këtu së shpejti, sapo ta lejojë agjenda,  siç ka shkruar Macron, në një datë që bashkërisht do ta përcaktojnë si të përshtatshme në agjendën politike.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING