Macron: Franca është në solidaritet me Türkiyen për shkak të tërmeteve

Macron: Franca është në solidaritet me Türkiyen për shkak të tërmeteve

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka deklaruar se janë në solidaritet me Türkiyen për shkak të tërmeteve me qendër në Kahramanmaraş, transmeton Anadolu.

Macron foli për mediat pas samitit të jashtëzakonshëm të liderëve të BE-së në Bruksel.

“Këtu dua të theksoj mbështetjen dhe solidaritetin tonë lidhur me të prekurit nga tërmeti i tmerrshëm që goditi Türkiyen dhe veriperëndimin e Sirisë”, tha Macron lidhur me tërmetet me qendër në Kahramanmaraş që cilësohen si “fatkeqësia e shekullit”.

Pasi rikujtoi se ditën kur u përjetua tërmeti telefonoi presidentin Recep Tayyip Erdoğan dhe i përcolli ngushëllimet në emër të Francës, Macron theksoi se shumë vende të Bashkimit Evropian (BE), përfshirë Francën, kanë dërguar ekipe të mbrojtjes civile.

Macron informoi se nga vendi i tyre një ekip prej 140 personash marrin pjesë në punimet e shpëtimit në Türkiye, si dhe nënvizoi se sipas situatës së nevojës dhe përparësisë janë të gatshëm që të rrisin ndihmat e tyre si shprehje e solidaritetit.

Ndër të tjera, Macron bëri të ditur se në samit biseduan për rritjen e konkurrencës së industrisë evropiane ndaj produkteve amerikane dhe çështjen e emigrantëve dhe pas pyetjes së gazetarëve tha se çështja e dërgimit të avionëve luftarakë nē Ukrainë qëndron mbi tryezë.

Pasi deklaroi se ky opsion është i sigurt se nuk do të realizohet në javët e ardhshme, Macron theksoi se edhe sikur të jepet një vendim për këtë, ky opsion ka nevojë për një proces, përfshirë edhe procesin e trajnimit të pilotëve ukrainasë.

Macron foli edhe për grevat dhe protestat masive kundër reformës së diskutueshme të pensioneve që vazhdojnë në vendin e tij që prej janarit, ku lidhur me këtë ai bëri thirrje për funksionimin e Parlamentit dhe Senatit dhe që protestat të mos vendosin vendin në gjendje bllokade.

MARKETING