(VIDEO) LSDM dhe ASH mbledhin kryesitë për zgjerimin e Qeverisë

Sot pasdite do të shpalosen detajet nga marrëveshja e realizuar ndërmjet LSDM-së dhe Aleancës për Shqiptarët. Në orën 18:00 të dy partitë pritet të zhvillojnë takime brendapartiake për të shpalosur konluzionet e arritura. Kryeministri Dimitar Kovaçevski në konferencë për shtyp sot tha se nuk e di nëse partia Alternativa e Afrim Gashit do të dаl nga Qeveria me hyrjen e Aleancës për Shqiptarëve dhe ndryshimit të posteve ministrore. Ai theksoi se sonte do të dihet vendimi se cila resorë do t’i marrë ASH-ja në këmbim të përkrahjes së Qeverisë.
DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR
“Ne jemi të pajtimit se Alternativa duhet të mbetet pjesë e shumicës, duke e ditur se po flitet për hyrje të një partneri të ri në koalicion, kjo nënkupton rritjen e shumicës dhe mandateve të deputetëve, ndërsa kjo do të thotë edhe partitë që janë në pushtet duhet të bëjnë disa përshtatje që të realizohet ajo ide. Dyert për Alternativën mbeten të hapura ngase ato janë pjesë e Qeverisë. Për vendimet e Alternativës unë nuk mund të komentoj si kryetar i një partie tjetër”.
Sipas burimeve brenda Aleancës për shqiptarët thuhet se janë të dakordur për Ministrinë e Shëndetësisë dhe të Drejtësisë, drejtoritë në Ndërmarrjen Hekurudhat-Infrastrukturë, Fondin Pensional, MEPSO, Inspektoratin e Arsimit dhe Drejtorinë e Menaxhimit të Pronës së Sekuestruar. Zv/drejtoritë në Drejtorinë e të Ardhurave Publike dhe në Doganat e Maqedonisë së Veriut. Zv/ministër në Bujqësi dhe Mbrojtje si dhe dy sekretar shtetëror. Gjithashtu edhe drejtori rajonale dhe lokale nga Kultura, Shëndetësia dhe Ekonomia.
Për sa i përket Alternativës, ata nuk zbulojnë detaje për rezultatin e bisedimeve ndërmjet Kovaçevskit dhe Gashit dhe thonë se organet e tyre partiake do të marrin vendim për veprime të mëtejshme pasi siç thonë ata, të zyrtarizohet koalicioni i ri.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/