(VIDEO) Interesim i madh për të ndihmuar Turqinë dhe Sirinë

(VIDEO) Interesim i madh për të ndihmuar Turqinë dhe Sirinë

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut kanë vazhduar të solidarizohen me popullatën turke dhe atë siriane pas tërmeteve shkatërruese. Ekipi Televizionit Shenja vizitoi dy pika ku bëhet, grumbullimi i rrobave, batanije, parave dhe gjithçka tjetër që është e nevojshme për një familje.

Me vetë iniciativë, aktivete të njejta kanë organizuar edhe disa shokë në Çarshinë e Shkupit, të cilët po ashtu njoftojnë se interesimi është i madh, i atyre që janë duke ofruar ndihmë.

AKTIVIST PËR GRUMBULLIN E MJETE PËR TURQI DHE SIRI

“Ne ja filluam me shumë pak, skemi pasur as çador, as asgjë skemi pasur, Allahi ju dhashtë të gjithëve sevap, që kanë ndihmuar. Mandej ja filluan të vijnë me rroba, ja filluam të mbledhim edhe para, po shyqyr Zotit të gjithë kanë ndihmuar të gjithë kanë ardhur, të gjithë na kanë pyetur, të gjithë na kanë ofru bukë, na ofru me hangër dhe me pi”

Një shembull i mirë të gjithë që dëshirojnë të solidarizohen me popullin turk dhe atë sirian është edhe Muharem Halimi, i cili me karrocën e tij, nxjerrë kafshatën e bukës, por ai ka vendosur që, për të gjithë ata të cilët dëshirojnë të dhurojnë ndihma dhe duke pasur parasyssh se në  Çarshi të Shkupit është e pamundur  të futet vetura, ai ka vendosur që me karrocën e tij, transportin të bënë falas të për të gjithë ata që dëshirojnë të dërgojnë ndihma.

MUHAREM HALIMI-QYTETAR

“Kisha pasë dëshirë të gjithë muslimanët që janë këtu në Maqedoni të Veriut, sa më tepër me ndihmu aq më mirë do të jetë, sepse mundet e njejta gjë me ndodh edhe tek ne. Transportin falas e kam bërë për hirë të Zotit. Kanë pru shumë, por edhe kto djemtë janë aktivë, kanë punuar vullnetarisht, sa kanë pasur mundësi kanë pru, kanë dhuru edhe pare edhe rroba, më herët une i sjella dy turre. Pronari dëshiron të më paguajë, por unë nuk ja mora, i thash un atë e bëjë për Allah”

Ndërkohë, Ajshe Alieva, e cila është një ndër antarët e një grupi qyetarësh, të përkraur nga studentët e “Universitetit të Ballkanit”,”HallkBankës” dhe “Turkish Airlines”, tha se interesimi i qytetarëve është shumë i madh, të cilët kanë ofruar ndihma të shumta dhe po vazhdojnë të ofrojnë ende.

AJSHE ALIEVA

“Me të vërtet qyetarët kanë treguar humanizëm të madh, Kjo që po shifni prapa meje, është mbledhur për një afat kohor prej dy ditësh. I pari kamion  veç më se është duke shkuar për Turqi”

Përndryshe, aktivete të njejta ka edhe në disa qytete tjera të vendit dhe interesimi rezultonë të jetë shumë i lartë. Disa nga këto aktivete do të përfundojnë nesër e disa tjera do të vazhdojnë deri të dielen. Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING