Kovaçevski: Kemi mundur ta shpëtojmë Bllagojçen, kërkova përgjegjësi nga Sali

Kovaçevski: Kemi mundur ta shpëtojmë Bllagojçen, kërkova përgjegjësi nga Sali

Për kryeministrin Dimitar Kovaçevski, burokratja është përgjegjëse për vdekjen e Bllagojçe Ilievski i cili e humbi betejën me sëmundjen fibroza cistike, në pritje të ilaçit Trikafta.
Ai ka thënë se këtë mëngjes ka biseduar me ministrin e Shëndetësisë Bekim Slai se kjo situatë për të është e papranueshëm. Ka biseduar edhe me drejtorin e Fondit Shëndetësor dhe me ministrin e financave.
“I kam lutur, posaçërisht ministrin e shëndetësisë të më thotë nëse do të mund ta vazhdoj mandatin e tij. Unë vendimin për çështjet kadrovike do ta sjell më pas. Nuk kam ndërmend nëpërmjet labirinteve burokratike të pres por kam sjellë vendim menjëherë të ndahen para nga FSH për raste më kritike të fibriozës cistike. Bordi Drejtues menjëherë e ka sjellë këtë vendim. Pres që ilaçi të jetë i kapshëm menjëherë dhe Malmed ka obligim menjëherë ta regjistrojë”, ka thënë kryeministri Kovaçevski.
Ai ka thënë se kjo masë është e jashtëzakonshme dhe se nuk ka ndërmend që të vdes asnjë pacient për shkak çështjeve burokratike.

MARKETING