Rrjeti i shoqatave “HORIZONTI” Kumanovë-Likovë e ka përjetuar me dhimbje tërmetin në Turqi
Rrjeti i shoqatave “HORIZONTI” Kumanovë-Likovë e ka përjetuar me dhimbje lajmin për tragjedinë që ndodhi në jug dhe juglindje të Turqisë, dhe në një pjes të Sirisë ku humbën jetën qindra njerëz e shumë të tjerë u plagosën nga ky tërmeti që ra në mëngjesin e 06.02.2023.
Ne, si shqiptarë dhe besimtarë myslimanë, i lutemi Allahut të madhëruar për shpirtrat e atyre që humbën jetën, që Ai t’i përfshijë ata në mëshirën e Tij dhe tu japë familjarëve dhe popullit vëlla turk, kurajo dhe durim në këto momente të vështira për të gjithë ju. Bashkohemi me ju në dhimbjen dhe lutjet tuaja dhe shprehim ndjenjat më të larta të mbështetjes dhe të solidaritetit vëllazëror.
Lutemi me gjithë zemër që operacionet e shpëtimit të jenë sa më të suksesshme për të pasur sa më shumë jetë të shpëtuara.
Solidariteti ynë për popullin vëlla turk dhe qeverinë e Republikës se Turqisë është i pakufishëm në këto çaste tragjike.
Në emër të “HORIZONTIT” ju lutem pranoni ngushëllimet tona më të sinqerta.
07.02.2023 Kumanovë