Janë publikuar listat me emrat e personave që kanë fituar ndihmë nga shteti
Janë publikuar listat me emrat e personave të kategorisë së rrezikuar, që do të marrin ndihmë financiare prej 3,000 denarësh për përballje me krizë energjetike.
Listat do të publikohen në ueb-faqet e tre institucioneve, gjegjësisht të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor dhe Agjencisë për Punësim. Sipas paralajmërimit, mjetet do t’u lëshohen përfituesve më 13 shkurt.
Në ueb-faqen e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale (shfrytëzuesit e të drejtës së sigurisë sociale të personave të moshuar, shtesë të veçantë, kompensim për shkak pengesës, shfrytëzuesit e kompensimit për ndihmë dhe kujdes ndaj personit tjetër me ndryshime të përhershme pa nevojë nga kontrolli mjekësor dhe që nuk shfrytëzojnë kompensim për shkak pengesës, por edhe prindërit vetëushqyes të cilët janë shfrytëzues të evidentuar të ndihmës së garantuar minimale).
- Listat i gjeni duke klikuar: KËTU.
Në ueb-faqen e Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor (shfrytëzuesit e pensionit në lartësi jo më të lartë se 11.525 denarë në muaj, gjegjësisht në lartësi jo më të madhe se 14.000 denarë në muaj, por edhe shfrytëzuesit e të drejtës për kompensim për dëmtim trupor).
- Listën mund ta gjeni duke klikuar: KËTU.
Në ueb-faqen e Agjencisë për Punësim (personat e papunë – shfrytëzuesit e sigurimit material në formë të kompensimit financiar).
- Listën mund ta gjeni duke klikuar: KËTU.
Lista publikohet me qëllim që qytetarët të munden të bënë kontroll, ndërkaq nëse personi nuk është në listë dhe vlerëson se i përmbush kushtet, atëherë mund të dorëzojë ankesë deri te Komisioni për Ankesa për Mbështetje Financiare në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, në afat prej tre ditësh nga publikimi i listës.
Ankesa mund të dorëzohet nëpërmjet Arkivit të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale ose nëpërmjet postës elektronike [email protected].
Lista e shfrytëzuesve do të largohet nga ueb-faqja e MPPS-së dhe institucioneve tjera, tre ditë pas publikimit.
Ndryshe, kjo është pagesa e tretë e shtetit, ndërkaq pritet të ketë edhe një, që pritet të lëshohet në muajin e ardhshëm.