Numri i të vdekurve nga tërmeti rritet në afro 4900 në Turqi dhe Siri
Të paktën 4890 vdekje janë konfirmuar tani në Turqi dhe Siri pas një tërmeti të fuqishëm me magnitudë 7.8 ballë që tronditi rajonin herët të hënën.
Numri i të vdekurve në Turqi u rrit në të paktën 3,381 deri rreth orës 9:45 të mëngjesit me orën lokale të martën, tha në një konferencë televizive Orhan Tatar, një zyrtar i agjencisë së menaxhimit të fatkeqësive të vendit.
Të paktën 20,426 të lënduar janë raportuar gjithashtu, sipas Tatarit.
Deri më tani, 11.000 ndërtesa janë raportuar të dëmtuara në Turqi, tha ai.
Gati 25.000 reagues emergjence po punojnë në zonat e prekura, shtoi ai.
Sipas tij, ekipet e shpëtimit po përdorin të paktën 10 anije dhe 54 aeroplanë për të transportuar të lënduarit dhe për të ndihmuar në operacionet e kërkimit.
Ndërkohë në Siri, numri i të vdekurve është rritur në 1.509 në zonat e kontrolluara nga qeveria dhe opozita, thanë zyrtarët.
Sipas tyre, të paktën 3548 persona janë raportuar gjithashtu të lënduar në Siri.