SHGM dënon qasjen selektive të Qeverisë ndaj akreditimit të mediave

SHGM dënon qasjen selektive të Qeverisë ndaj akreditimit të mediave

Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë ka kritikuar kufuzimet që kanë bërë autoritetet e sigurisë ndaj gazetarëve që kanë përcjellë manifestimet për Goce Delçevin. Shoqata ka përmendur se janë aplikuar rregulla të palogjikshme që kufizojnë hyrjen e gazetarëve dhe ndajnë fizikisht gazetarët nga kameramanët nga vendi i ngjarjes, qëndrimi injorant ndaj pyetjeve gazetareske e dhënia selektive e akreditimeve për media. “Sanksionimi i administratores se Qeverisë për veprimet e saj është vetëm hapi i parë që duhet të çojë në ndryshimin serioz të qëndrimit ndaj gazetarëve dhe punonjësve të medias. Theksojmë se zyrtarët administrativë nuk kanë kompetencë të komunikojnë me gazetarët në terren, madje paturpësisht ti urdhërojnë se ku duhet të pozicionohen dhe si duhet ta bëjnë punën e tyre gazetareske”, thuhet në reagimin e SHGM-së. Nga atje kërkojnë sqarim nga kryeministria se përse gazetarëve u është ndaluar hyrja në kishën “Sveti Spasi”.

MARKETING