ASHAAVM: Ministri Bekteshi të mos sillet keq me gazetarët

ASHAAVM: Ministri Bekteshi të mos sillet keq me gazetarët

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizive e konsideron absolutisht të papranueshme sjelljen e pahijshme të ministrit të Ekonomisë. Kreshnik Bekteshi, gazetares së televizionit “Channel 5”, Katerina Kapkovska, treguar gjatë konferencës së sotme për shtyp.

 

“Mbajtësit e funksioneve publike duhet të përmbahen nga shprehja e pikëpamjeve personale, komenteve dhe etiketimeve që kërcënojnë lirinë e medias dhe mund të çojnë në shfaqjen e autocensurës, thuhet në kumtesënn e ASHAAVM.

Agjencia apelon se është e nevojshme të bëhen të gjitha përpjekjet për të siguruar një mjedis të favorshëm për funksionimin normal të punonjësve të medias, duke marrë parasysh rolin e tyre në hapjen e çështjeve me interes publik dhe sigurimin e transparencës dhe llogaridhënies së autoriteteve publike.

MARKETING