Sulmet ruse në Ukrainë, gjashtë të vrarë dhe 19 të plagosur
Nëntë rajone ukrainase janë goditur nga bombardimet e reja ruse në 24 orët e fundit, duke shkaktuar gjashtë viktima dhe plagosur të paktën 19 persona.
Skynews raporton që nga e enjtja ka pasur bombardime të vazhdueshme në Donetsk, Kherson, Kharkiv, Sumy, Mykolaiv, Chernihiv, Zaporizhzhia, Dnipropetrovsk dhe Luhansk.
Pavlo Kyrylenko, kreu i rajonit të Donetskut, tha se forcat ruse vranë dy persona në Kramatorsk dhe Bakhmut dhe plagosën tetë.
Në Kharkiv, dy u vranë dhe një u plagos kur trupat ruse qëlluan mbi një ndërtesë banimi. Rreth 65 raketa u lëshuan në Kherson, duke vrarë dy persona dhe plagosur nëntë.
Ndryshe, shkaku i sulmeve u dëmtuan një kantier detar, disa shkolla dhe ndërtesa banimi.