Ursula von der Leyen paralajmëron pakon e 10-të të sanksioneve kundër Rusisë

Ursula von der Leyen paralajmëron pakon e 10-të të sanksioneve kundër Rusisë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se Bashkimi Evropian po punon për paketën e 10-të të sanksioneve kundër Rusisë, transmeton Anadolu.

“Pakoja e 10-të është drejt miratimit. Ne kemi synimin ta kemi atë në fuqi deri më 24 shkurt”, tha von der Leyen në një deklaratë për media me presidentin ukrainas Volodymyr Zeleskyy dhe presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel.

Deklarata e përbashkët u bë pas samitit BE-Ukrainë që mbahet në Kiev.

Duke theksuar se ekonomia ruse tashmë po “paguan një çmim të lartë” për luftën në Ukrainë falë sanksioneve që BE ka vendosur tashmë ndaj Moskës, von der Leyen tha se pakoja e re, e planifikuar të hyjë në fuqi më 24 shkurt, saktësisht një vit pas fillimit të luftës, kishte një vëllim prej rreth 10 miliardë euro.

“Është një pako masive përsëri”, tha ajo, duke shtuar: “Plani është që të fokusohemi edhe një herë në teknologjinë që mund dhe nuk duhet të përdoret nga makineria e luftës ruse. Me fjalë të tjera, ne shikojmë më thellë në komponentët që u gjetën, për shembull, në dronë, për t’u siguruar që Rusia ka zero disponueshmëri të këtyre teknologjive ose prodhimit të dronëve, për shembull në Iran, që ne po i ndjekim nga afër”.

MARKETING