(VIDEO) Sali premton zgjidhje për pacientët e fibrozës cistike, ata nesër protestojnë para Qeverisë

(VIDEO) Sali premton zgjidhje për pacientët e fibrozës cistike, ata nesër protestojnë para Qeverisë

Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali pas takimit me ministrin e Financave, Fatmir Besimi, tha se ilaçi Trikafta do të sigurohet fillimisht për 8 pacientë me fibrozë cistike, të cilët janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

BEKIM SALI, MINISTËR I SHËNDETËSISË

“Diagnoza për fibrozë cistike është diku për rreth 130 pacientë, jo të gjithë janë pacientë potencial të cilët kanë nevojë për ilaçin Trifaka. Për momentin, për shkak të urgjencës së situatës, tetë pacientë janë në gjendje ma të rëndë dhe diku 22 pacientë janë në gjendje të mesme të rëndë që do të thotë se ne për shkak se fillojmë me këtë lloj trajtimi dhe terapie, ne jemi më shumë të fokusuar tek pacientët me gjendje të rëndë”

Ministri i Financave Fatmir Besimi kërkoi nga pacientët që t’i besojnë fjalëve të thëna.

FATMIR BESIMI, MINISTËR I FINANCAVE

“Fakti që jemi sot këtu përballë jush dhe do të zbatohet ajo që po shpallim dhe cili është qëndrimi i Qeverisë dhe kjo është garancia më e madhe që ne do ta zgjidhim këtë çështje, sepse edhe Qeveria ka një konkluzion të tillë, tani është çështje kohe edhe formalisht edhe juridikisht”.

Ndërkohë, të sëmurët me fibrozë cistike nesër në mesditë do të protestojnë para Qeverisë pasi siç thonë ata janë të indinjuar nga deklaratat e ministrit të Shëndetësisë Bekim Sali dhe ministrit të Financave Fatmir Besimi se terapi do të pranojnë fillimisht 8 pacientë që janë në gjendje më të rëndë dhe se gjatë këtij viti do të përpiqen t’i furnizojnë me ilaçe edhe  30 pacientët e tjerë. Fiki Gaspar nga Asociacioni i fibrozës cistike shprehen të revoltuar nga këto deklarata.

ASOCIACIONI I FIBROZËS CISTIKE

“Jemi të indinjuar dhe të zhgënjyer nga deklarata e ministrit të Shëndetësisë dhe ministrit të Financave, shpresonim, kërkonim një dokument jashtëzakonisht të shkruar në të cilin do të garantonin se gjërat do të lëvizin dhe kjo është e gjitha për qëllimin sepse në të kaluarën na kanë gënjyer me deklarata verbale”

Gaspar deklaroi se për këtë arsye tani nuk mund të mbështeten në këto premtime. Ai ka thënë dhe nuk mund t’u kërkojnë përsëri pacientëve, pas dy vitesh e gjysmë, që ende të presin. Gjithashtu, Gaspar ju ka bërë thirrje të gjithë të prekurve nga kjo sëmundje e rrallë që nesër në orën 12:00 të protestojnë para Qeverisë.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

MARKETING