Krimet e kryera në Ukrainë/ Krijohet qendër ndërkombëtare për hetimin e tyre
Një qendër ndërkombëtare për ndjekjen penale të krimeve të agresionit të kryera në Ukrainë do të ngrihet në Hagë, ka njoftuar shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.
Ajo e bëri njoftimin gjatë një vizite zyrtare në Kiev së bashku me më shumë se një duzinë zyrtarë të tjerë të lartë të BE-së për dy ditë bisedimesh të nivelit të lartë.
Një akt agresioni përkufizohet nga Kombet e Bashkuara si “pushtim ose sulm nga forcat e armatosura të një shteti (në) territorin e një shteti tjetër, ose çdo pushtim ushtarak”.
Gjykata Penale Ndërkombëtare, gjithashtu me seli në Hagë të Holandës, po heton tashmë krimet e supozuara të luftës dhe krimet kundër njerëzimit në lidhje me pushtimin rus të Ukrainës.
ICC mund të ndjekë penalisht gjenocidin në Ukrainë, por nuk ka juridiksion mbi krimet e supozuara të agresionit nga Rusia atje.