Vdes një shtetas i Turqisë në Shkup, është rrëzuar duke punuar

Vdes një shtetas i Turqisë në Shkup, është rrëzuar duke punuar

Një punëtor është rrëzuar në vendin e punës ditën e djeshme në rrugën “Franjo Kluz”, ndërsa plagët e marra kanë qenë fatale për të, informojnë nga policia.
Zyrtar policor nga stacioni policor Aerodrom kanë dalë në vendngjarje dhe kanë konstatuar se bëhet fjalë për I.P (55) nga Turqia, i cili ka qenë duke punuar në objektin, ndërsa pas rrëzimit ka vdekur në vendngjarje.
Mjek i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vdekjen, ndërsa me urdhër të Prokurorit Publik trupi i të ndjerit është dorëzuar për obduksion. /SHENJA/

MARKETING