(VIDEO) Ministri i Drejtësisë: Me kodin e ri penal do të rishikohet politika ndëshkuese

Ekspertiza në Gjykatën e Apelit Shtip është e para në serinë e seancave për Kodin e ri Penal në nivel të fushave të apelit. Pas 27 vitesh po fitohet tekst i ri ligjor me të cilin do të përmirësohet siguria juridike e qytetarëve, deklaroi ministri i Drejtësisë, Nikolla Tupançeski. Ai shtoi se Kodi i ri Penal ripërcakton dhe harmonizon dënimet e parashikuara për disa krime që kanë devijuar nga qëllimet e politikës penale.
NIKOLLA TUPANÇESKI, MINISTËR I DREJTËSISË
“Nga analiza e aplikimit të mëparshëm të Kodit Penal, mund të konstatojmë se një dobësi e veçantë ka qenë zbatimi i masës së konfiskimit. Risitë në këtë sferë synojnë të eliminojnë dobësitë e konstatuara, të cilat do të rrisin efikasitetin në aplikimin e këtij instituti. Gjithashtu, dispozitat e konfiskimit janë plotësisht në përputhje me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe jurisprudencën e Gjykatës së Strasburgut”.
Tupançeski tha se ka nevojë urgjente për t’iu përgjigjur mungesës së gjyqtarëve dhe prokurorëve të punësuar dhe numrit të lëndëve me të cilat po punojnë, dhe nëse kjo nuk zgjidhet deri në fund të vitit, atëherë do të përballemi me një problem real dhe me një numër të madh të lëndët për të cilat ka parashkrim. Ai theksoi se pas takimit me kryetarin e Gjykatës Themelore të Shtipit dhe prokurorin themelor publik, kanë shkëmbyer mendime, përvoja dhe ide për tejkalimin e situatës.
NIKOLLA TUPANÇESKI, MINISTËR I DREJTËSISË
“Kemi shkëmbyer mendime, përvoja dhe ide për tejkalimin e disa situatave që mund t’i quajmë aktuale apo akute në lidhje me kapacitetet që janë pjesë e fushës së apelit në përgjithësi dhe në lidhje me ato probleme që kemi diskutuar më parë apo dilema se si do ti gjejmë zgjidhjet e duhura dhe adekuate për ti tejkaluar ato dilema apo mangësi të caktuara që janë të pranishme”.
Ndryshe procesi për miratimin e Kodit të ri Penal është përkrahur nga Misioni i OSBE-së në Shkup, për të cilin ministri i Drejtësisë, NikolLa Tupançeski, shprehu mirënjohje të madhe. Gjatë këtij muaji do të mbahen edhe seanca të ekspertëve për Kodin e ri Penal në gjykatat e apelit në Gostivar, Manastir dhe Shkup.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/