Ulet çmimi i dizelit, benzina nuk ndryshon

Komisioni Rregullator për Energjetikë solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 1,08 % në raport me vendimin e datës 30.1.2023.

Nga data 2.2.2023, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

EUROSUPER BS – 95 84,00 (denarë/litër)

EUROSUPER BS – 98 86,00 (denarë/litër)

EURODIZEL BS (D-E V) 82,00 (denarë/litër)

 

Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 80,50 (denarë/litër)

Mazut М-1 SU 41,346 (denarë/kilogram).

MARKETING