(VIDEO) Aleanca me një këmbë në Qeveri, Taravari tha se kanë sinkronizuar 90% të programit

(VIDEO) Aleanca me një këmbë në Qeveri, Taravari tha se kanë sinkronizuar 90% të programit

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari pas takimit me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, ka deklaruar se në takimin me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, rreth 90 për qind të programit e kanë dakorduar, ndërsa në ditët në vijim do të bisedojnë edhe për zgjidhjet kadrovike.

ARBEN TARAVARI, KRYETAR I ALEANCËS PËR SHQIPTARËT

“Rreth 90 për qind e përcaktimeve programore janë sinkronizuar dhe shpresoj që brenda ditës do të del Qeveria me komunikatë. Për zgjidhjet kadrovike nuk kemi biseduar, në ditët në vazhdim do të takohemi për të biseduar edhe për dikasteret”

Taravari deklaroi se edhe ata kanë vijat e kuqe të tyre për sa i përket përcaktimeve kadrovike. Taravari tha se një nga ministritë për të cilat kanë më shumë kuadro është Shëndetësia, por se nuk kanë biseduar fare për këtë.

Ndërkohë, para takimit me Taravarin, kryeministri Dimitar Kovaçevski konfirmoi se në qendër të marrëveshjes për bashkëqeverisje me Aleancën për Shqiptarët është e ardhmja evropiane e vendit. Kovaçevski gjithashtu njoftoi se kjo çështje dhe të tjera aktuale do të diskutohen për mbledhjen e sotme të organeve qendrore të LSDM-së.

Medina Ajeti Ali  /SHENJA/

 

MARKETING