Ambasadori amerikan flet pas takimit për Asociacionin

Ambasadori amerikan flet pas takimit për Asociacionin

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier ka dalë me një deklaratë pas përfundimit të takimit të sotëm lidhur me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Përmes një postimi në Twitter, ambasadori ka shkruar se vazhdojnë të avokojnë për zbatimin e të gjitha angazhimeve të dialogut.

“Sot mbajtëm një seancë dëgjimore në ambasadën amerikane për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Mirënjohës ndaj palëve të ndryshme të interesuara të pranishëm për ndarjen e pikëpamjeve dhe ekspertizës së tyre. Ne vazhdojmë të avokojmë për zbatimin e të gjitha angazhimeve të Dialogut”, ka shkruar Hovenier.


Në takimin që u mbajt në Ambasadën amerikane, morën pjesë zyrtarë nga Presidenca, zyrtarë qeveritarë, liderë partiakë, diplomatë dhe anëtarë të shoqërisë civile.

Kosova dhe Serbia, në kuadër të dialogut që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, kanë arritur dy marrëveshje sa i përket Asociacionit, një më 2013 dhe një më 2015.

Më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës gjeti se Marrëveshja mbi parimet për themelimin e Asociacionit, nuk ishte në harmoni të plotë me Kushtetutën, por që nenet mund të harmonizohen.

MARKETING