“Marrëveshja” mes Kovaçevskit dhe Taravarit do të bisedohet sonte në Komitetin Ekzekutiv të LSDM-së

“Marrëveshja” mes Kovaçevskit dhe Taravarit do të bisedohet sonte në Komitetin Ekzekutiv të LSDM-së

Kryeministri Dimitar Kovaçevski pas takimit me kryetarin e ASH-së, Arben Taravari, do të ketë takim me Këshillin Ekzekutiv të partisë, ku duhet të prezantojë se çfarë është biseduar dhe për ndarjen e resorëve, kanë bifruar nga LSDM për “Slloboden Peçat”.
Takimi i Komitetit Ekzekutiv, do të pasoj pas takimit që është caktuar të mbahet në orën 13:00 në Qeveri, në të cilën përpos zgjidhjeve programore, të dy liderët do të bisedojnë edhe për ofertën për pozicionet ministrore me të cilat do të udhëheq Aleanca nëse bëhet pjesë e Qeverisë.
Në takimin pritet që Kovaçevski t’i informojë bashkpartiakët edhe për pozitën e Alternativës se është kundër hyrjes së partisë opozitare në Qeveri. /SHENJA/

MARKETING