Izet Mexhiti: Taravari, Zijadini, Menduhi dhe Artani nuk e mbrojnë më mirë se ne Ali Ahmetin

Izet Mexhiti: Taravari, Zijadini, Menduhi dhe Artani nuk e mbrojnë më mirë se ne Ali Ahmetin

Sonte “Grupi i Zjarrit” brenda BDI-së ka zbarkuar në Kërçvovë. Njëri nga krerët e këtij grupi, nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti tha se Ali Ahmetin nuk e mbron as Taravari, as Zijadini, as Menduhi dhe as Artani, por atë e mbronë djemtë të cilët i qëndruan pranë BDI-së për 20 vite me radhë, transmeton SHENJA.

“Nuk e mbron Ali Ahmetin as Taravari, as Zijadini, as Menduhi e as Artani se sa ata djemë që i kanë qëndruar 20 vite Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Ali Ahmeti pranë. Mos u frikësoni. Sot mund të dëgjojmë fjalë se Blerimi është i keq. Por ky Blerimi i keq në 2006-tën me Safet Nezirin e shpëtoj Bashkimin Demokratik për Integrim. Çairi i keq, por në Çair u bë bastion për të luftuar sepse u nëpërkëmb vota shqiptare dhe e kthyem Ali Ahmetin dhe BDI-në në Qeveri në 2008-tën”, u shpreh Mexhiti. /SHENJA/

MARKETING