(VIDEO) Kovaçevski: Maqedonia e Veriut mund dhe duhet të jetë pjesë e Europës

(VIDEO) Kovaçevski: Maqedonia e Veriut mund dhe duhet të jetë pjesë e Europës

Është e vështirë të marrësh vendime të arsyeshme në kohë provokimesh të paarsyeshme. Por sjellja e dikujt flet për personin që e zbaton atë. Nëse e ulim nivelin, nëse i nënshtrohemi atyre provokimeve, që e kanë këtë qëllim atëherë kemi humbur. Ne kemi lejuar të fitojnë profiterët, populistët, njerëzit pa vlera, morale dhe etikë. I kemi lënë vend “armiqve maqedonas” deklaroi kryeministri Dimitar Kovaçevski në konferencën vjetore “Viti i mundësive të reja”.

Ai shtoi se na pret një vit që do të testojë pjekurinë e të gjithë liderëve politikë dhe deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë.

DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR

“Ne jemi një shtet civil multietnik, një demokraci funksionale multietnike e suksesshme, një shembull në rajon dhe në Evropë, dhe duke shtuar në Kushtetutë disa komunitete etnike, kroat, malazez, bullgar apo kushdo që deklaron se ndjen, ne nuk humbim asgjë”

Kryeministri shtoi se në vitin 2023 pret një hap të ri përpara në integrimin evropian, i cili beson se mund të arrihet bazuar në faktin se shumica e qytetarëve në vend u besojnë subjekteve politike pro-evropiane.

DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR

“Dhe kjo Qeveri pro-evropiane, të cilën unë e drejtoj, do të vazhdojë të punojë sipas pritshmërive të shumicës së qytetarëve, që janë një mënyrë evropiane e jetesës në shtëpi dhe integrimit në Bashkimin Evropian. Ky synim strategjik, i vendosur nga pavarësia e shtetit dhe shanset për anëtarësim në BE, nuk kanë qenë kurrë më të mëdha dhe më realiste se sot”

Republika e Maqedonisë së Veriut mund dhe duhet të jetë pjesë e Evropës së sotme, theksoi kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe shtoi se ka zgjidhje për përmirësimin e standardit të qytetarëve nëse mbetemi të përkushtuar ndaj prioriteteve dhe krijojmë parakushte për përmirësimin e standardit të qytetarëve.  Medina Ajeti /SHENJA/

MARKETING