(VIDEO) Decentralizimi fiskal, Maqedonia e Veriut ndër më të centralizuarat në Evropë

(VIDEO) Decentralizimi fiskal, Maqedonia e Veriut ndër më të centralizuarat në Evropë

Decentralizimi fiskal ishte temë në panel diskutimin e sotshëm të organizuar nga instituti i ”Arbën Xhaferi”. Në këtë diskutim u fol për vështirësitë që përballen komunat në këtë drejtim, e sidomos tani në kohën e krizave ekonomike dhe energjetike. Arben Fetai, drejtori ekzekutiv i Institutit, tha se Maqedonia e Veriut në vazhdimësi cilësohet si njëra ndër vendet më të centralizuara në Evropë. Sipas tij, kjo dëshmohet sipas dy indikatorëve, raporti i të ardhurave komunale dhe të ardhurave publike dhe raporti mes të ardhurave komunale dhe bruto prodhimit vendor.

Arben Fetai, drejtor ekzekutiv i Institutit të Arbën Xhaferi

“Në vendin tonë raporti i të ardhurave komunale është 15.7 për qind krahas të ardhurave të përgjithshme publike, mesatarja rajonale është diku te 17.5, ndërsa ajo në vendet e Bashkimit Evropian shkon deri në 23.5 për qind, pra jemi shumë mbrapa”

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari tha se si kryetar i komunës së Gostivarit ka pasur bashkëpunime me shumë shtete tjera në nivel lokal, dhe se ka arritur në përfundimin se vendi ka probleme të shumta në lidhje me centralizimin fiskal.

Arben Taravari, kryetar i Komunës së Gostivarit

“Unë si kryetar komune këto 5 vjet e kam pas rastin që të komunikoj dhe të kemi bashkëpunime me komunat e Bullgarisë, Shqiprisë, Kosovës, në Kroaci, në Slloveni dhe përshtypja jonë me ekipin që e udhëheqim komunën e Gosttivarit është se Maqedonia e Veriut është shteti më i centralizuar në Evropë”

Këshilltarja e Komunës së Tetovës, tha se është shqetësues fakti që ende të diskutohet për mungesë financiare në aspektin e decentralizimit fiskal, dhe se nuk është arritur asnjë rezultat në këtë aspekt.

Sinkron: Këshilltare në Komunën e Tetovës 21:51-22:13

“Është shqetësuese fakti që gati dy decenie neve akoma po debatojmë për deacentralizim funksional dhe fiskal. Ndoshta rastësisht unë kam qenë personi që ka marrë pjesë që në procesin e fillimit të implementimit të decentralizimit fiskal duke filluar që nga viti 2005 dhe neve akoma po bisedojmë”

Edhe kryetari i Komunës së Vrapçishtës, Isen Shabani e theksoi këtë problematikë me komunën që e udhëheq, duke nënvizuar se shpërndarja e mjeteve financiare nga pushteti qëndrorë nuk bëhet në mënyrë të barabartë.

Linda Ebibi /SHENJA/

 

 

 

MARKETING