Të hënën “Grupi i Zjarrit” zbarkon në Kërçovën e Ahmetit

Nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti, në rrjetet sociale ka njoftuar se të hënën, ata do të jenë në Kërçovë.
“Ju njoftojmë se ditën e hënë (30 janar), në ora 18.30 do të jemi bashkë në Kërçovë, për të realizuar takimin e radhës me strukturat dhe qytetarët e Kërçovës.
Takimi do të realizohet tek Restoranti Arabella”, ka shkruar Mexhiti, raporton SHENJA.
Kujtojmë se “Grupi i Zjarrit” në vazhdimësi është duke realizuar takime me qytetarët, në të cilët takime, ato po shprehin pakënaqësi ndaj ministrave të BDI-së, për siç thonë ata, mosrealizimin e programit qeveritarë. Vërejtjet më të mëdha ky grupi i ka ndaj zv/kryeministrit të parë Artan Grubi.

MARKETING