Bisedë telefonike Kovaçevski – Donev, në fokus zhvillimet aktuale mes dy vendeve
Kryeministrat e Bullgarisë dhe Maqedonisë, Galab Donev dhe Dimitar Kovaçevski, kanë zhvilluar sot një bisedë telefonike për zhvillimet aktuale në marrëdhëniet mes dy vendeve.
Shërbimi për shtyp i Qeverisë bullgare njoftoi se të dy kryeministrat kanë biseduar për nevojën që festimet e ardhshme të 151 vjetorit të lindjes së Goce Dellçevit të zhvillohen në mënyrë paqësore dhe pa probleme.
Lidhur me këtë, të hënën, më 30 janar, zëvendëskryeministri në detyrë dhe ministri i Punëve të Brendshme të Bullgarisë Ivan Demerxhiev dhe kryetari i Agjencisë Shtetërore “Siguria Kombëtare” Plamen Tonçev do të kenë takim pune me kolegët e tyre maqedonas në Shkup, ku do të do të specifikojë aktivitetet e përbashkëta për të garantuar një festë paqësore dhe të sigurt të 4 shkurtit.
“Donev dhe Kovaçevski diskutuan edhe për përfitimet e bashkëpunimit më të thellë mes dy vendeve në fushën e sigurisë, veçanërisht në rastet e veprave kriminale apo kërcënimeve ndaj qytetarëve të Republikës së Maqedonisë me identitet bullgar. Në bisedë, kryeministri Donev përsëri rikujtoi pritjet se Republika e Maqedonisë do të ndërmarrë veprimet e nevojshme për t’i dhënë fund gjuhës dhe akteve të urrejtjes, si dhe për respektimin e të drejtave të bullgarëve maqedonas”, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë bullgare.