Taravari: Autorizuam Këshillin Drejtues të partisë për t’i vazhduar negociatat me Qeverinë

Taravari: Autorizuam Këshillin Drejtues të partisë për t’i vazhduar negociatat me Qeverinë

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, pas mbledhjes tha se kryesia qendrore ka obliguar Këshillin Qendror për t’i vazhduar negociatat me partitë të cilat janë pjesë e shumicës për zgjerimin eventual të shumicës parlamentare.

“Kryesia Qendrore autorizoi Këshillin Drejtues të partisë për t’i vazhduar negociatat me partitë të cilat janë aktualisht pjesë e shumicës qeveritare”, tha Taravari.

I pyetur për ndryshimet kushtetuese, Tarvari tha se nëse ASH nuk hynë në Qeveri atëherë sigurt nuk do të sigurohen 80 vota dhe do të shkohet në zgjedhje, por nëse hymë do t’i japim një shans. /SHENJA/

MARKETING