MASH: Rreth 2700 studentë do të përfitojnë rritje të bursave
Rreth 2.700 studentë, përfitues të bursave nga vitet e kaluara akademike, do të kenë rritje të mjeteve, gjegjësisht në vend të 3.000 denarëve të deritanishëm, këta studentë në të ardhmen do të marrin bursa në vlerë 6.050 denarë, kumtuan nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH).
Me këtë vendim Ministria e Arsimit iu përgjigj kërkesave të studentëve dhe konfirmoi edhe një herë angazhimin për barazi dhe kujdes për këtë kategori qytetarësh.
Studentët përfitues të kësaj kategorie bursash do të njoftohen gjatë javës së ardhshme për mënyrën dhe procedurën e rregullimit të kësaj të drejte.