Shaqiri: Planprogrami arsimor do të zbatohet plotësisht, do të respektohen datat për provimin e maturës shtetërore

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, beson se planprogrami do të zbatohet plotësisht dhe gjithçka që është paraparë në datat për provimin e maturës shtetërore dhe në rubrikën për provimet e planifikuara të provimit të maturës do të zbatohet plotësisht.
Shaqiri, duke iu përgjigjur pyetjes parlamentare të Beti Stamenkoska Trajkoska nga OBRM-PDUKM në seancën e sotme të pyetjeve parlamentare, ka rikujtuar të drejtën në arsim dhe ligjet për arsimin fillor dhe arsimin e mesëm.

Ministri Shaqiri theksoi se janë bërë analiza nga Departamenti i Arsimit fillor, duke sqaruar se Ligji për Arsimin fillor parasheh saktësisht se sa ditë pune duhet të punohet në një vit shkollor, ndërsa Ligji për arsimin e mesëm, siç tha ai, nuk parasheh saktësisht sa ditë shkollore duhet të ketë një vit shkollor.

Gjysëmvjetori i dytë i vitit akademik 2022/2023 ka filluar më 23 janar 2023, në vend të 18 janarit 2023. Viti akademik do të përfundojë më 14 në vend të 9 qershorit 2023.

MARKETING