(VIDEO) BE bën thirrje për qetësimin e tensioneve mes Sofjes dhe Shkupit

(VIDEO) BE bën thirrje për qetësimin e tensioneve mes Sofjes dhe Shkupit

Ambasadori evropian në vend, David Geer,  dënoi deklaratën e djeshme të eurodeputetit Angell Xhambaski, duke thënë se deklarata të tilla janë të papranueshme dhe nuk pasqyrojnë vlerat e Unionit Evropian . Lidhur me deklaratat e fundit të eurodeputetit Xhambaski për pretendimet territoriale, Gir në takim me gazetarët kujtoi se edhe Parlamenti Evropian dhe MPJ bullgare janë distancuar nga këto deklarata. Ai thekson se pretendime të tilla nuk përfaqësojnë dhe nuk mund të përfaqësojnë BE-në.

DAVID GIR, EUROAMASADOR

“Këto deklarata nuk pasqyrojnë vlerat mbi të cilat mbështetet Bashkimi Evropian. Është e papranueshme që një personazh publik të bëjë deklarata të tilla për këdo, aq më pak për presidentin e zgjedhur në mënyrë demokratike të një shteti Sovran”.

Marrëdhëniet mes Maqedonisë dhe Bullgarisë u përkeqësuan edhe më shumë pasi eurodeputeti bullgar Angel Xhambaski deklaroi se më 4 shkurt do të tentojë të hyjë në Maqedoni për të shënuar 151 vjetorin e lindjes së heroit maqedonas Goce Dellçev dhe pasi kërcënoi presidentin e vendit Stevo Pendarovski pasi propozoi që eurodeputeti bullgar Xhambaski të shpallet persona non grata. Ai madje kërcënoi edhe presidentin Pendarovski me atentat.

Ambasadori Gir thekson se fjalori  Xhambaskit absolutisht nuk përfaqëson qëndrimin e BE-së dhe nuk pasqyron vlerat mbi të cilat u themelua BE.

Ndërkaq mbrëmë Ambasadori bullgar në Maqedoni, Angel Angellov u largua nga Maqedonia e Veriut.  Ai do të qëndrojë jashtë vendit derisa Sofja të shohë shenja ndryshimi. Lidhur me këtë Ministri i Jashtëm i Bullgarisë, Nikollaj Millkov tha se është cinike të diskutosh projekte me RMV-në ndërsa Hristijan Pendikov është i shtrirë në spital dhe se nëse RMV vazhdon të sillet kështu, është e mundur që të vendosin sërish veton.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

MARKETING