Nuk është marrë vendim për huamarrje të Qytetit të Shkupit për autobusët ekologjikë
Me 15 vota “pro”, një “kundër” dhe 18 “të përmbajtur”, këshilltarët e Qytetit të Shkupit nuk e përkrahën propozimin e Kryetares së qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, për marjen e kredisë prej 10 milionë euro për blerjen e autobusëve të rinj ekologjikë.
Në debat u ngritën shumë pyetje, ndër to se nga do të blihen autobusët dhe sa automjete të reja do të sigurohen, edhe pse të gjithë u pajtuan që parku i autobusëve të Ndërmarjes së Transportit Publik Shkup duhet të rinovohet, por vetëm pasi të publikohen më shumë detaje rreth planit të furnizimit.