Ahmeti: Si do jemi bashkë ne, kur jemi gjashtë apo se di sa parti?
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në takimin informativ të së shtunës me qytetarët dhe bazën partiake në Gostivar ka folur edhe njëherë për rëndësinë e krijimit të një fronti të përbashkët politik pro-evropian në vend, propozimin e partisë së tij për miratimin e Ligjit për Veting, si dhe për rëndësinë e Korridorit 8 në raport me integrimin e vendit në Bashkimin Evropian.
“Nuk janë më të mirët të gjithë në BDI, dhe të gjithë të këqinjë nëpër taborët tjera, sepse edhe nëpër partitë tjera ka njerëz të mirë dhe të këqinjë, ashtu siç është edhe në BDI, sepse nuk i ke future në skaner dhe ti çosh nëpër institute për studim. Është momenti që të reflektojmë dhe të mendojmë pak më larg, dhe në qoftë se merremi seriozisht dhe ti shërbejmë, njerëzimit, të ardhmes, ti nderojmë ato që kanë derdhur gjak, djers për këtë vend duhet të ndalemi dhe të mendojmë. A është ky moment i rëndësishëm pë frontin “Bashkë për në Europë”? Si do jemi bashkë ne, kur jemi gjashtë apo se di sa parti! A është ky momenti që të dalim me një front të përbashkët, me një thirrje dhe apel dhe për bashkëqytetarët tanë, sepse ky shtet është i përbashkët?”, deklaroi Ahmeti.