“Titanik 2”, Prokuroria kërkoi të dënohen Thaçi, Mijallkovi dhe ish anëtarët e KSHZ-së

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot ka mbajtur seancën e 119-të, në të cilën ndër të tjera janë marrë vendime për ndryshime kadrovike. Marjan Spasovski është shkarkuar nga detyra e drejtorit të Drejtorisë për Ekzekutim të Sanksioneve. Gjithashtu, Qeveria emëroi Vangelia Velevën për drejtoreshë të Shërbimit Pedagogjike, pas një shpalljeje publike të hapur më parë, në të cilën Veleva ishte e vetmja kandidate e paraqitur.
Deri më tani nuk është bërë e ditur se kush do ta zëvendësojë Spasovskin në postin në Drejtorisw pwr Ekzekutimin e Sanksioneve. Kryeministri Dimitar Kovaçevski dje paralajmëroi ndryshimet në pozitën e lartpërmendur.

MARKETING