MASH: Mësimi fillon më 23 janar, shkollat të shfrytëzojnë energjinë e subvencionuar
Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) njofton se viti shkollor vazhdon më 23 janar. Me Vendim të Qeverisë, gjysma e dytë e vitit shkollor 2022/23 në vend të 18 janarit fillon më 23 janar (e hënë), me prezencë fizike për të gjithë nxënësit. Pushimi dimëror është zgjatur për të mbrojtur shëndetin e nxënësve dhe për të kursyer energjinë elektrike për ngrohje.
“Duke pasur parasysh se disa nga shkollat publike fillore dhe të mesme ende nuk e kanë shfrytëzuar avantazhin e furnizimit me energji elektrike të subvencionuar, Ju bëjmë thirrje udhëheqësive të institucioneve arsimore dhe komunave si themelues të tyre ta realizojnë këtë mundësi. Me këtë shkollat do të ulin shpenzimet e energjisë elektrike dhe do të mundësohet realizimi i pandërprerë i mësimit me prezencë fizike deri në përfundimin e vitit shkollor”, njoftojnë nga MASH.