Ali Ahmeti: Janë çuar peshë, hiqe Artan Grubin, po nuk e heq!

Ali Ahmeti: Janë çuar peshë, hiqe Artan Grubin, po nuk e heq!

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti, në takim me gostivarasit, tha se BDI-ja është thesar kombëtar. Ai tha se miqtë e tij të cilet janë ndarë, janë në rrugë të gabuar dhe duhet të reflektojnë.

“Çfarë të them more vëlla tash, keq nuk kanë hjek ata shokët e mi, mirë e kanë pasur punën. Ata gabojnë edhe u kam thënë edhe atyre, i kam lutur dy vjet, njeriu duhet ta mendoj fundin dhe jo fillimin sepse fundi mbahet mend. Tani unë nuk mundem të bëj shtëpi të Nastradinit, kush si kërkon. 10 vjet kanë kërkuar ta heq Musa Xhaferin prej zv/kryeministri, nuk e kam hequr, sepse respektoj vullnetin e shumicës, Abdylaqimin me insistim kërkonin ta heq prej zv/kryeministri por nuk e kam hequr sepse e kam respektuar vullnetin e shumicës, tani janë çuar peshë, hiqe Artan Grubin, po nuk e heq sepse është vendim i shumicës”, tha mes tjerash Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

MARKETING