MPJ: Sofja të distancohet nga deklaratat e Xhambaskit
Nga Ministria e Punëve të Jashtme sot njoftuan se përmes kanaleve diplomatike, kanë reaguar në mënyrë adekuate deri te Sofja zyrtare, ku kanë kërkuar që të distancohet nga deklaratat e pahijshme që lëndojnë ndjenjat e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, si dhe dëmtojnë seriozisht përpjekjet për promovimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore mes dy vendeve.
“Ministria e Punëve të Jashtme po ndjek me vëmendje deklaratat e disa figurave politike margjinale nga Republika e Bullgarisë, provokimet e të cilëve vazhdojnë, pa marrë parasysh përpjekjet e dy vendeve për të ruajtur bashkëpunimin konstruktiv dhe frymën pozitive në marrëdhëniet bilaterale mes vendeve”, theksuan nga MPJ.