Në Tabanoc pritet rreth 30 deri 40 minuta për hyrje dhe dalje nga shteti
Në vendkalimin kufitar Tabanoc pritet rreth 30-40 minuta. Në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, njoftuan nga LAMM.
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pandërprerë, nëpër rrugë kryesisht të thata.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.