(VIDEO) I dënuari për vrasje arratiset nga burgu i Idrizovës
Bekim Memeti është 36 vjeçari i cili u arratis sin ë filma pak para mesnatës nga burgu I “Idrizovës”. Ai I iku gardianëve gjatë dërgimit të tij në spital. Policia e burgut hasi në disa persona të armatosur, pasi furgoni që e transportonte të burgosurin u ndalua, pati të shtëna dhe një polic u plagos. Ndërsa i burgosuri u nxor nga fugoni dhe iku bashkë me personat e armatosur me një veturë të tipit “Audi” pa targa. Memeti ishte i dënuar me gjithsej 21 vjet burgim.
Drejtoria për ekzekutimin e sanksioneve ka publikuar detaje për arratisjen filmike të të burgosurit nga burgu i Idrizovës. Ata njoftojnë se bëhet fjalë për të dënuarin B.M nga Tetova, i dënuar me gjithsej 21 vjet burgim, nga të cilët 19 për vrasje dhe 2 për prodhim dhe tregtim të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve. Nga ky institucion thonë se I dënuari ia ka marrë pistoletën e shërbimit nga këllëfi punonjësit të burgut I.H që drejtonte furgonin, e ka qëlluar dhe e ka plagosur në pjesën e poshtme të barkut. Për shkak të lëndimit, shoferi ka ndaluar veturën, ndërsa i dënuari është larguar me veturën e pasagjerëve “Audi”.
DREJTORIA PËR EKZEKUTIMIN E SANKSIONEVE
“Mbrëmë rreth orës 23:20 gjatë përcjelljes së personit të dënuar B.M (36) nga INP Idrizovë në Qendrën Urgjente ‘Nënë Tereza’ për shkak të lëndimit në dorën e djathtë, në autostradën Veles – Shkup afër pompës së benzinës Llukoil veturës zyrtare ia ka prerë rrugën një vetur e tipit ‘Audi’ ngjyrë hiri pa targa”
Edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë dhënë detaje se si ka ndodhur arratisja e të burgosurit në Idrizovë, i cili ka ikur gjatë transportimit të tij për në spital. Nga MPB thonë se arratisja e të burgosurit nga “Idrizova” ka ndodhur para mesnatës. Katër zyrtarë të burgut e kanë shoqëruar për në spital të burgosurin. Në raport thuhet se e gjithë drama ka ndodhur në autostradë.
MPB
“Punonjësit e policisë së burgjeve të cilët ndodheshin në një furgon ‘Ford Transit’ të policisë së burgjeve kanë kërkuar ndihmë nga policët e SPB Shkup, pasi, sipas raportimit të tyre, gjatë shoqërimit të të dënuarit B.M. , nga INP ‘Idrizovë’ në Qendrën Urgjente ‘Nënë Tereza’, në autostradë, i dënuari ia ka marrë armën shoferit I.H. (punonjës i policisë së burgjeve), ka qëlluar me armë zjarri dhe ka plagosur I.H.. Më pas i dënuari është arratisur me një automjet pasagjerësh të tipit ‘Audi’”.
Prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike Shkup, në lidhje me arratisjen e të dënuarit ka lëshuar urdhër për sigurimin e inçizimeve nga burgu I Idrizovës dhe listën nga telefonët e zyrtarëve për të përcaktuar nëse ekziston dyshimi për vepër penale të lirimit të paligjshëm të personit të privuar nga liria.
PROKURORIA THEMELORE PUBLIKE
“I dënuari është duke u kërkuar nën dyshimin se ka kryer vepër penale-vrasje në tentativë ndaj zyrtarit. I plagosuri i policisë së burgjeve është ndalur për mjekim, ndërsa tre të tjerët të cilët kanë qenë në drejtim të personit të dënuar dhe komandanti i turnit të tyre janë të ndaluar në komisariat. Gjithashtu, disa persona të tjerë janë thirrur për të deklaruar në komisariat për zbardhjen e plotë të ngjarjes”.
Përveç hetimit të brendshëm nga drejtoria e burgjeve, hetim pritet të ngrejë për përgjegjësi edhe Ministria e Brendshme.
Ndryshe Memeti fillimisht u dënua në mungesë, ndërsa në vitin 2020 u arrestua në Berlin të Gjermanisë dhe më pas u ekstradua. Procedura u përsërit në gjykatë dhe u dënua sërish me burg shumëvjeçar. Në shtator të vitit 2016, në Reçicë të vogël ka pasur një debat mes dy grupeve, gjatë të cilit ka vdekur një person, për të cilin është akuzuar dhe dënuar Memeti, i cili tani është sërish në arrati. Memeti dënimin e vuante nga 28.12.2020 ndërsa do të duhej të mbaronte me datë 17.04.2040.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/