Kovaçevski thotë se çmimet janë ulur për 10%: Inflacioni është në nivel me shtetet evropiane

Kovaçevski thotë se çmimet janë ulur për 10%: Inflacioni është në nivel me shtetet evropiane

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot deklaroi se çmimet e produkteve bazë në vend është ulur për 10 për qind. Kovaçevski tha ule çmimesh ka edhe te prodhimet e mishit.

“Çmimet janë ulur për 10 për qind, siç folëm, dhe kjo mund të shihet gjithkund, gjithashtu edhe tek prodhimet e mishit ka ulje deri në 12 për qind, dmth nga 5 deri 12 për qind, mesatarja është diku 8 për qind nga shitja e përgjithshme e disa produkteve”, deklaroi Kovaçevski.
Kryeministri u lavdërua se për dy muaj me radhë inflacioni në vend ka shënuar rënie, ndërsa thotë se i njëjti është në nivel me disa shtete evropiane.

“Nëse i shihni shkallët mujore të inflacionit atëherë dy muaj me radhë shkalla e inflacionit është ulur ndërsa inflacioni vjetor me të cilin e mbyllëm vitin është në nivel që e kemi edhe në shtete tjera evropiane”, theksoi Kovaçevski.

MARKETING