Janë dënuar 299 shoferë për vozitje të shpejtë
Ministria e Punëve të Brendshme informon se gjatë ditës së djeshme (12.01.2023), ka zbatuar kontroll të intensifikuar aksionar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, gjatë së cilës janë sanksionuar 299 drejtues automjetesh.
Prej tyre, 13 automjete kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe një automjet me mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar.
Në të njëjtën kohë, 153 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, ndërsa 146 jashtë vendbanimit.
“Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB Maqedoni.