(VIDEO) Kovaçevski: Nuk do të ketë as kufizime të energjisë elektrike, as rritje të çmimit

(VIDEO) Kovaçevski: Nuk do të ketë as kufizime të energjisë elektrike, as rritje të çmimit

Të gjitha objektet e prodhimit të energjisë elektrike në vend janë në funksion dhe funksionojnë. Qytetarët të jenë të qetë, energji elektrike do të ketë pa kufizime dhe çmimi nuk do të rritet, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski, i cili sot zhvilloi një vizitë pune në Kombinatin e Minierave dhe Energjetikës në Manastir i shoqëruar nga ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe drejtori i përgjithshëm i Elektranave të Maqedonisë së Veriut, Vasko Kovaçevski.

DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR

“Kemi arritur që të angazhojmë të gjitha kapacitetet për prodhimin vendor të energjisë elektrike dhe çmimi i energjisë elektrike nuk rritet. Efektet e angazhimit tonë për t’u përballur me krizën, janë furnizimi i besueshëm dhe i qëndrueshëm i energjisë elektrike për të gjithë në vend”.

Sipas ministrit të ekonomisë Kreshnik Bekteshi, kanë rënë në ujë akuzat e disa politikanëve se nuk ka mundësi të vihen në funksion të gjitha kapacitetet. Bekteshi theksoi se nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike dhe se me punë dhe besim, në më pak se një vit, së bashku me kryeministrin kanë arritur ta përballojnë krizën energjetike.

KRESHNIK BEKTESHI, MINISTËR I EKONOMISË

“Për herë të parë në vend përfshihen të gjitha objektet shtetërore dhe ky është një rezultat i madh jo vetëm i qeverisë, por edhe i punonjësve të EMV-së. Me këtë bien në ujë të gjitha pretendimet e disa politikanëve, në mesin e të cilëve ka edhe inxhinierë elektrikë që nuk arritën ta bëjnë këtë dhe ky ekip ia doli”.

Drejtori I EMV-së Vasko Kovaçevski po ashtu përmendi se EMV i ka vënë në punë të gjitha kapacitetet shtetërore.

VASKO KOVAÇEVSKI, DREJTOR I EMV-SË

 “Me të gjitha kapacitetet e lidhura në rrjet, prodhimi ditor po i afrohet 20.000 megavat orë. Ky trend në rritje është afër prodhimit në kohërat më të mira të REK Manastir dhe EMV dhe kur paisjet ishin më të reja. Me këtë lloj prodhimi ditor e kënaqim konsumin e nevojshëm për të gjithë”.

Kryeministri Kovaçevski tha se të gjitha përpjekjet e qeverisë kanë qenë në drejtim të përballjes me krizën energjetike dhe rezultatet tashmë janë evidente.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING