Ferizaj bën një tjetër goditje të madhe, transfeorn ish-portierin e Shkëndijës së Tetovës

Ferizaj bën një tjetër goditje të madhe, transfeorn ish-portierin e Shkëndijës së Tetovës

Ferizaj ka vazhduar me përforcime gjatë afatit kalimtar dimëror.

Skuadra bardhekaltër ndodhet në vendin e fundit në Superligë dhe qëllimi është që në pranverë të mbledhin sa më shumë pikë që t’i shmangën rënies nga elita e futbollit kosovar.

Telegrafi ka mësuar që përforcimi i ri i ferizajasve është portieri i njohur maqedonas Marko Jovanovski.

34-vjeçari ka arritur marrëveshje me Ferizajn dhe prezantimi i tij pritet të bëhet gjatë ditës së sotme.

Jovanovski ka një karrierë shumë të pasur duke luajtur për Rabotnickin, Vardarin, Teteksin, Shkëndijën, Pelisterin, Makedonija GP, Gostivarin e Akademija Pandev së fundmi.

Ndërkohë maqedonasi ka bërë karrierë edhe në Qipro te skuadra Ethnikos si dhe në elitën e futbollit rumun te skuadra Sepsi OSK.

Para Jovanovskit, Ferizaj është përforcuar në afatin kalimtar të janarit edhe me Qlirim Avdulin, Jasmin Mecinovic si dhe Besar Isenin.

MARKETING